Do të habiteni kur ta kuptoni se çfarë fobie kanë VIP-at tan

0
201

Cilat janë fobitë e VIP-ave? Çfarë i bën ata të zgjohen nga gjumi me makthe? Më poshtë do të njiheni me frikërat më të mëdha të personazheve publike, që njësoj si ne ‘tmerrohen’ nga insekte, vende të mbyllura, lartësi, etj. Më poshtë ju njohim me ato.

Aurela Gaçe – Ajo është aq e dashur për të gjithë dhe aq pranë fansave, sa shpesh na duket sikur dimë çdo gjë për të. Por kohët e fundit kemi mësuar edhe diçka të re për të. Aurela Gaçe i ka shumë frikë qentë, sidomos nëse ata lehin. Këtë detaj artistja e dhjetëra çmimeve e ka zbuluar për teleshikuesit kur ishte e ftuar në programin e Gjebreas.

Olti Curri – Gazetari i njohur, autor i rubrikës “OltBook” në revistawho.com, ka fobi nga lartësitë. Dhe sigurisht kur kërkojmë një përgjigje nga Olti, nuk mund të mungojë edhe ironia: “Kam frikë edhe nga idiotët, shumë fare”, – thotë Curri.

Dafina Zeqiri – Frika më e madhe për të është të humbasë zërin, duke kujtuar shpesh se çfarë i ndodhi këngëtares britanike Adele disa vite më parë, që pati probleme me zërin. Shpresojmë që kjo të mos i ndodhë asnjëherë Duffy-t, pasi është një nga këngëtaret shqiptare më të talentuara dhe më me stil.

Genta Ismajli – “Lartësitë dhe insektet më ngjallin shumë frikë”. Kështu është shprehur disa vite më parë një nga këngëtaret më energjike të skenës sonë.

Arian Çani – “Kam fobi nga merimangat, sepse nuk ua shoh asnjëherë fytyrën”, – kështu ka thënë për ‘Mapo’-­n moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani. Prezenca e tyre siç kuptohet nga përgjigjja, e tmerron Çanin./revistawho