Djali i Smajl Hajdarajt: Dëshmitari po e rrëfen të vërtetën e tij, drejtësia ta intervistojë me seriozitet

0
204

​Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi, ka thënë se dëshmitari Shkumbin Mehmeti po e rrëfen të vërtetën e tij, e që, sipas tij, plotësisht përputhet me të vërtetën e rrethanave të kohës. Ai ka thënë se ky dëshmitar duhet edhe të intervistohet me seriozitetin më të madh nga organet kompetente të drejtësisë.
Ky është reagimi i plotë i tij në Facebook:

Dëshmitari Sh.M. , po e rrëfen të vërtetën e tij , e që plotësisht përputhet me të vërtetën e rrethanave të kohës. Duhet të intervistohet me seriozitetin më të madh nga organet kompetente të drejtësisë!

Më kujtohet , në kohën kur ndodhnin këto vrasje politike , njëra nga ‹ankesat› e organeve të ndjekjes ishte edhe mungesa e dëshmitarëve apo frika e tyre për të dëshmuar. Sot , apo që nga viti 2011 siç po deklaron ky dëshmitar , është i gatshëm të dëshmojë dhe atë nga «dora e parë» , apo si pjesë e vet grupit kriminal. Kush më mirë do të dëshmonte , se ai që ka biseduar e nejtë me vrasësit.

Sipas logjikës së shumicës së «ekspertëve të gjithanshëm» , «ideve dhe turli konspiracioneve » se pas «këtij qëndron ai apo pas këtij procesi mshefet ky» , ne duhet të presim edhe nja 20 vite që të bindet edhe ndonjë tjetër nga grupi vrasës të rrëfehet. Kam frikë se edhe atëherë do dalin «ekspertat» dhe prap do e shpallin jo kredibil rrëfyesin. Me 17 janar 2018 bëhen 16 vite nga vrasja e Smajl Hajdarajt.

Pse ndodhë kjo në shoqërinë tonë?

Sepse askush në këtë vend si beson drejtësisë.

Drejtësi për Smajl Hajdarajn ,dhe për të gjitha viktimat nga dhuna politike!