Djali “hero” e dinte se po vdiste, por nuk u tregoi familjarëve – për të mos i mërzitur!

0
237

Një i sëmurë nga fibroza cistike i cili vendosi të mos u tregonte familjarëve të tij që po vdiste, është quajtur “hero” nga nëna e tij e pikëlluar.

Sipas Daily Mail, 21-vjeçari Ben Green ka luftuar në një betejë të gjatë kundër fibrozës cistike para se të përkeqësohej në fillim të këtij muaji, por nuk donte që prindërit e tij ta shihnin në shtratin e vdekjes.

Kur stafi mjekësor e paralajmëroi se po i vinte fundi, përcjell tvklan.al, Ben u kërkoi atyre që të mos u tregonin prindërve për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.

Ai ndërroi jetë më 11 nëntor duke lënë të pikëlluar nënën 46-vjeçare dhe babanë e tij 43 vjeç.

“Ai vetëm donte të më mbronte”, tha e ëma, por duke shtuar se i kishte ngelur një peng. “Do doja ta kisha ditur gjendjen e tij, sepse në këtë mënyrë do bëja shumë më shumë për të. Ai vuajti në heshtje nuk donte që asnjeri ta dinte”.

Fibroza cistike është një sëmundje gjenetike që prek më shumë se 10,400 njerëz në Britani të Madhe.

 Njerëzit me fibrozë cistike përjetojnë një ngritje të mukusit të trashë në mushkëri që ndikon në sistemin e tyre të tretjes dhe organet e tjera, duke shkaktuar një gamë të gjerë simptomash sfiduese që ndikojnë në të gjithë trupin.