Dikur kishte miliona euro/ Sot, ish-presidenti i Barcelonës: Familja ime nuk ka të hajë bukë!

0
205

Dikur kishte në pronësi klubin më të madh në botë, ndërsa sot familja e tij nuk ka të hajë bukë.

Historia është e pabesueshme , por e vërtetë pasi ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rosell po kalon ditë të vështira në burg pasi akuzohet për evazionit fiskal për shifrën e 15 milionë eurove, shkruan “sport.es”, raporton SYRI.net.

Lajmin e bujshëm e zbulon “RAC1”, radioja katalanase, e cila ka siguruar një prononcim të avokatit të ish-numrit 1 të klubit blaugranas.

“Që Rosell të ndodhet në burg sot është një perversitet i sistemit gjyqësor dhe një abuzim i institutit të paragjyqësorit. Është e turpshme! Familja nuk ka më para as për të ngrënë. Jetojnë me bamirësinë e pjesës tjetër të familjes. Ka mijëra formula përpara se të burgosësh dikë për të shmangur arratisjen. Ai nuk ka prishur as provat dhe as e ka përsëritur krimin. Mund t’i bllokojnë pasaportën, apo t’i vendosin një pajisje elektronike. Gjithçka, përveç burgut. Është absolutisht e padrejtë. Familja dhe vetë Rosell po kalojnë ditët më vështira të jetës…”, tha avokati Pau Molins.