“Dhurimi i tokës kishës serbe, vepër e njëjtë me disa delegatë të vitit 1989”

0
239

Gjykata e shkallës së dytë dje i ka dhënë të drejtë Kishës Ortodokse në pretendimin për tokën që e ka në pronësi në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Si pasojë të mungesës së përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në gjyq për pronësinë e tokës në kampusin e UP-së, kjo tokë ka mbetur në pronësi të Kishës Ortodokse

Kjo gjë sipas ekspertit të sigurisë, Fadil Kajtazi, është vepër e shëmtuar dhe e barabartë me votimin e kushtetutës së Kosovës nga disa delegatë më 23 mars 1989.

Kajtazi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ajo kishë është armikja kryesore e shqiptarëve, sepse ende vazhdon të ketë qëndrim armiqësor kundër shqiptarëve dhe prodhon shovenizëm kundër tyre.

Sipas Kajtazi, njëra prej veglave kryesore të politikës serbe në ekspanizonin e saj kundër shqiptarëve historikisht ka qenë Kisha ortodokse serbe.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Njera prej veglave kryesore e politikes serbe ne ekspanzionin e saj kunder shqiptarve historikish ka qene Kisha Ortodokse Serbe. Perfshirja e Kishes Ortodokse Serbe si vegel e sherbimit sekret serb, rrenjet i ka qysh ne vitin 1886, kur ajo organizon futjen e 29 prifterive rus dhe 16 serb per te sherbyer si hoxhollar ne xhamite e Kosoves. Qe ateher Kisha Ortodokse Serbe eshte marrur me veprime subversive kunder shqiptarve, ku kulmi ka arritur gjate kohes se Millosheviqit, kur kjo ishte inspiruese ne kriminalizimin e «shpirtit» serb per te kryer masakra te llahtarshme kuder shqiptarve. Dhe kjo kishe eshte armikja kryesoer e shqiptarve, sepse ende vazhdon te kete qendrim armiqesor kunder shqiptarve dhe prodhon shovenizem kunder tyre. Dhurimi i tokes kesaj kish nga gjykata e Kosoves ne kampusin e universitetit «Hasan Prishtina» eshte veper e shemtuar, eshte e barabart me votimin e kushtetutes se Kosoves nga disa delegat me 23 mars 1989. Tradhetia nuk ka brire…