Dhunë në familje

0
192

Një person është arrestuar dje pasi që i njëjti ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari dje në Mitrovicë në orët e mesditës ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërgua në mbajtje.