DHJETORI MUAJI MË I FTOHTË NË 7 VITE, METEROLOGËT: SHPËTONI NJERËZIT!

0
273

Shirat dhe moti i tërbuar duket se nuk ka gjasa të ndalojnë, pasi meterologët nga e gjithë Evropa kanë ngritur alarmin se muaji dhjetor do të jetë më i frikshmi dhe më i ftohti që nga 2010-ta.

Sinoptikanët britanikë ngrenë alarmin se Evropa do të përballet me dhjetorin më të ftohtë në shtatë vitet e fundit me temperatura që do të bihen në -12C në shume pjesë të kontinentit.

Ata paralajmërojnë qeveritë e gjithë Evropës të marrin masa, duke sqaruar se kontinenti do të preket nga një valë polare që do të vërë në rrezik edhe jetën e banorëve.

Ndërkohë mediat britanike ngrenë alarmin se moti i ftohtë mund të vrasë deri në 40,000 qytetarë këtë dimër.

Vendi ynë po përballet me një situatë emergjente, për shkak të përmbytjeve, e cila duket se ka gjasa të vazhdojë, pasi meterologët bëjnë të ditur se ky do të jetë dimri më i vdekjeprurës.

Meteorologët britanikë parashikojnë se do të përsëritet kaosi i vitit 2010, kur bora dhe akulli bllokuan të gjitha udhëtimet ne mbarë kontinentin, dhe ndaluan qarkullimin e aeroplanëve.