Dhëndri i Haradinajt do t’i menaxhojë paratë e Sigurimeve Shëndetësore

0
301

Burri i motrës së kryeministrit Ramush Haradinaj, Liridon Dërvishaj, është zgjedhur njeriu që do t’i menaxhojë paratë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, institucion ky që do të ketë të hyrat më të mëdha në Kosovë pas Doganës e Administratës Tatimore.

Para disa ditësh 27-vjeçari Dërvishaj ka marrë pozitën e drejtorit të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në kuadër të Agjencisë për Financimin e Shëndetësisë (AFSH), shkruan sot Koha Ditore.
Agjencia është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Me nisjen e mbledhjes se premiumeve për Sigurime Shëndetësore, Agjencia do të shndërrohet në fond të pavarur dhe pritet të bëhet institucioni i tretë me i rëndësishëm financiar…