Dështimet e “koalicionit të territ” dhe frika nga Gjykata Speciale

0
351

Nisi dhe po mbaron pa asnjë gjë pozitive për shtetin e Kosovës. Një vit përplot ngjarje, skandale e deklarata të pamatura (nga ana e politikanëve tanë të zgjedhur për të na përfaqësuar). Ky është bilanci i vitit që po e lëmë pas.  (Mot pas moti) Vit pas viti, qytetarët e Kosovës po binden se në shtetin e tyre, që aq shumë e dëshiruan, po ndryshojnë vetëm datat por jo edhe gjendja apo mirëqenia e tyre.

Tashmë është e ditur se kush në të vërtetë janë shkaktarët e kësaj gjendjeje. Viti 2017 do të niste me disa përpjekje për ta proceduar në Kuvendin e Kosovës, marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi. Qeveria Mustafa, ndonëse me suksese të pamohueshme nuk arriti të përfundonte mandatin e saj. Madje, në këtë drejtim nuk gjeti përkrahje as në partnerin e koalicionit PDK-në, e cila u bë së bashku me partitë politike opozitare, Vetëvendosje, AAK, Nisma, për ta votuar mocionin pro rrëzimit të saj. Arsyetimi ishte “mos marrja e vendimeve të mëdha”, nga Kryeministri Mustafa.  Pas, rrëzimit të qeverisë Mustafa, qytetarët e Kosovës u befasuan, me lidhjen e koalicionit PDK-AAK-Nisma, i cili u konsiderua edhe si “koalicion i territ”, për shkak të arritjes së marrëveshjes pak orë para se të regjistroheshin në KQZ partitë dhe koalicionet që do të merrnin pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit. Një fushatë e paparë më herët u zhvillua përgjatë një muaji.  Politikanët premtonin çdo gjë që u binte ndërmend. Liberalizim vizash, ushtri, mirëqenie, punësim e çka jo tjetër. Në fakt, qytetarët tashmë ishin mësuar me premtime të ngjashme edhe në zgjedhjet paraprake. Për këtë arsye, u vërejt edhe vetëdijesimi i tyre kur votuan në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit. Ata do t`i jepnin shumicën e votave Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila nuk kishte qenë ndonjëherë në pushtet. Vetëm një koalicion i përbërë nga PDK-AAK-Nisma dhe mbi dhjetë parti të tjera, arriti t`i dalë sipër Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar kështu të drejtën për ta bërë qeverinë.

Pas zgjedhjeve, filloi drama e mandatarit. Nëpër lokale të ndryshme të kryeqytetit, partitë politike bënin pazaret e tyre për t`i bërë numrat për koalicionin qeverisës. Këto biseda nuk munguan as gjatë ahengjeve familjare. Më shumë se dy muaj u vonua krijimi i institucioneve të reja. Vetëm pas kalimit të AKR-së së Behgjet Pacollit në krahun e “koalicionit të territ” PDK-AAK-Nisma, Lista serbe, dhe të tjerat, u arrit që të bëhej qeveria e re e Kosovës.

Ramush Haradinaj, u zgjodh kryeministër i vendit, pavarësisht se partia e tij kishte numër të vogël deputetësh në Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast qeverisë (ekzekutivit)do t`i shtoheshin dy ministri të reja, ajo e Inovacionit dhe e Zhvillimit Rajonal (duke bërë qeverinë më të madhe në rajon me 21 ministri) . Mungesa e ligjit për qeverinë, ua dha mundësinë partive të koalicionit qeverisës që të shtonin e të hiqnin ministri sa t`ua donte qejfi. Ato e shfrytëzuan këtë pa asnjë hezitim, duke harruar kështu kritikat që ua bënin vazhdimisht qeverive të mëhershme për numrin e madh të ministrive. Koha po kalonte, e vendimi i madh i Ramush Haradinajt, si kryeministër i Kosovës, nuk po vërehej askund. Haradinaj, nuk qe i gatshëm, për proceduar marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi. Si për të mbuluar këtë mos guxim, (i pari i ekzekutivit)kryeministri Haradinaj, mori vendim për krijimin e një komisioni të ri shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e zi, ani pse kjo gjë kundërshtohej nga Mali i Zi, Kuvendi i të cilit, kishte miratuar marrëveshjen me Kosovën. Mali Zi, ishte në kohë sa i përket kryerjes së obligimeve ndërkombëtare, pas anëtarësimit në NATO, ndërsa Kosova jo. Raporti i Komisionit të ri për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, vetëm sa hodhi mjegull në opinion. Gjithë kjo, për shkak të ngjyrimeve politike që i`a jepnin të dyja palët këtij raporti.

Në anën tjetër, 100 ditshi i qeverisjes, u karakterizua edhe me emërimin e mbi 70 zëvendësministrave, të cilët as vet kryeministri Ramush Haradinaj, nuk i njeh.

Vendi u përball me një diplomaci të ashpër të Serbisë, e cila herë pas here fliste për shtete që kanë tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës. Në anën tjetër, Kosova as nuk provoi anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare.

Lista serbe brenda qeverisë së Kosovës, pamundësoi ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë, ani pse drejtuesit e institucioneve edhe formimin e ushtrisë e kishin pjesë të premtimeve të tyre.

Në tetor u mbajtën zgjedhjet lokale. Sërish premtime, sërish zotime ndaj qytetarëve. Kosova, zhvilloi tre procese zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve lokale. Vetëvendosje, nga një Komunë nën udhëheqje sa i kishte më herët, tashmë i ka tri. Prishtina, Prizreni, e Dardana, janë nën drejtimin e Lëvizjes. Në anën tjetër, LDK me gjithsej tetë komuna të fituara, ishte fituese e zgjedhjeve lokale që u mbajtën në vitin 2017.

Prishtina mbeti jashtë udhëheqjes së LDK-së.

Pavarësisht kandidatit të fortë qe e kishte LDK nuk arriti ta mundte Shpend Ahmetin e Lëvizjes Vetëvendosje. Në gjithë këto zhvillime pozitive, dikush duket se i kishte rënë “sysh”, Lëvizjes Vetëvendosje. Brenda saj kishte plasur sherri. Hiç më pak se ish kreu i LVV-së, Albin Kurti ishte cak i zhvillimeve brenda këtij subjekti politik. Një mesazh privat i publikuar në rrjetet sociale, hoqi “fasadën”, me të cilën ishte dekoruar Vetëvendosja e më shumë se gjysmës së qytetarëve të Kosovës. Në shkurt të këtij viti do të mbahen zgjedhjet brenda Lëvizjes, Albin Kurti do të jetë sërish kandidat për kryetar.

Në kohën kur e gjithë vëmendja ishte tek Lëvizja Vetëvendosje dhe zhvillimet brenda saj, skena politike pati një zhvillim tjetër. Nata e 22 dhjetorit, do të ishte mjaft e gjatë si për qytetarët ashtu edhe për spektrin politik. Partitë politike, do të tentonin shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Përpjekja rezultoi e dështuar, si pasojë e mungesës së kuorumin në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit. Ky tentim, u cilësua si një “puç”, që u tentua t`i bëhej shtetit të Kosovës dhe gjithë asaj që ishte ndërtuar për vite me radhë. Krerët e institucioneve të Kosovës, Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nëpërmjet vartësve të tyre, iniciuan seancën për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Kjo u kundërshtua nga ambasadorët e vendeve mike të Kosovës, të cilët njëzëri thanë se një shfuqizim eventual i këtij ligji do të ishte fatal për shtetin e Kosovës.

Viti 2018 po e gjen vendin në një kaos politik, pikërisht për shkak të zhvillimeve që pritet të ndodhin pas arrestimeve nga ana e Gjykatës Speciale.