Deputetja e VV-së: Komandant Drini është vrarë me urdhër të Thaçit dhe Veselit

0
236

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli se me urdhër dhe dijen e tyre është vrarë komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha, me pseudonimin Drini.

Ekrem Rexha ishte vrarë pas luftës dhe se vrasja e tij nuk është ndriçuar asnjëherë.

Millaku tha se në vrasjen e tij ka gisht dikush pasi që sipas saj deri më tani edhe nuk po dekorohet nga presidenti.

“Kërkesa për dekorimin e Drinit është në sirtar qe katër vjet dhe asnjëherë nuk u mor parasysh, tha Millaku.

Ndaj kësaj fjale ka reaguar deputeti që vjen nga kjo zonë Nezir Çoçaj, i cili deputetes Millaku ia përmendi se është reja e njeriut që ka punuar në UDB.

Debate mes Millakut dhe Çoçajt kanë vazhduar kryesisht për komunën e Prizrenit, të cilën në zgjedhjet e fundit e ka fituar kandidati i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka./Bota Sot