Deputetët e AAK-së e “shpallin” mashtrues Ramush Haradinajn, e harron “luftën” me Serbinë dhe e përkrah Hashim Thaçin

0
151

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar ta miratojë rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që ia ndalon presidentit, Hashim Thaçi negocimin e kufijve të Kosovës.

“»1. Kuvendi i Republikes se Kosoves rithekson se Kushtetuta e Republikes se Kosoves, sovraniteti shteteror, integriteti territorial dhe karakteri shteteror unitar i Republikes se Kosoves jane te pacenueshme. As Presidenti, e askush tjeter, nuk ka te drejte te negocioje per territorin e Republikes se Kosoves.» Kjo eshte rezoluta qe nuk u mbeshtet. Per cfare te flasim tjeter nese nuk pajtehemi ne kete pike bazike”. Kështu ka shkruar shefi i Grupit Parlemntar të LDK-së, Avdullah Hoti në faqen e tij në facebook, duke paraqitur rezolutën të cilën nuk e mbështetën të tri partitë që janë në pushtet, PDK, AAK dhe NISMA.

Tashmë presidenti Thaçi nuk ka asnjë ndalesë që atij ia kufizon çështjet të cilat duhet t’i diskutojë në dialogun me Serbinë.

Por, sot ka habitur votimi i AAK-së së Ramush Haradinajt. Edhe pse kishin paralajmëruar se do ta votonin çdo rezolutë që e ndalon diskutimin e kufijve të Kosovës, sot deputetët e AAK-së e dëshmuan që Ramush Haradinaj është një mashtrues e gënjeshtar. Pse po e themi këtë?

Të kthehemi pak mbrapa.

Që nga dita që presidenti Thaçi e ka paraqitur idenë e tij për “korrigjim të kufirit” mes Kosovës dhe Serbisë, Ramush Haradinaj me deklarata publike e ka kundërshtuar fuqishëm këtë.

Madje ai kërcënonte se një gjë e tillë është një luftë e re me Serbinë.

“Nëse e rihapim atë që tashmë është rënë dakord, kjo do të thotë të hapësh të kaluarën dhe në rajonin tonë të hapësh mjetet e kaluara do të thotë të hapësh luftëra. Të gjithë këta kufij janë rezultat i luftërave tragjike”, kishte thënë Haradinaj  kohë më parë.

Madje ai kishte paralajmëruar se si kryeministër do ta kundërshtojë në cdo formë negocimin e kufijve të Kosovës.

“Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj fuqishëm të qëndroj kundër këtyre ideve shkatërruese dhe u bëj thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes”, deklaronte Haradinaj.

Por çfarë ndodhi sot? Ramush Haradinaj e kishte mundësinë që përmes partisë së tij t’ia ndalonte Thaçit me rezolutë një gjë të tillë. Por sot, ai dëshmoi se i gjithë ky “kundërshtim” i deritashëm ka qenë vetëm një mashtrim dhe një gënjeshtër e tij. Ashtu siç gënjeu dhe mashtroi për Çakorrin dhe Kullën, të cilat posa erdhi në karrigen e kryeministrit ia fali Malit të Zi, duke e votuar marrëveshjen të cilën e kishte kundërshtuar për më shumë se 3 vite sa kishte qenë në opozitë.

Sot, Haradinaj përveç e zbuloi gënjeshtrën dhe mashtrimin e tij, ai në këtë mënyrë e rikonfirmoi Hashim Thaçin si udhëheqës i dialogut me Serbinë, duke i dhënë atij përkrahje që tashmë Thaçi t’ia fal Serbisë, Trepçën, Ujmanin, Mitrovicë, etj…

E krejt kjo lojë e Haradinajt po behët për një karrige, karrige të cilën ai dëshiron ta mbajë më çdo kusht, atë të kryeministrit.

“Mazhoranca po e mbron verbërisht presidentin në qëndrimet e tij politike, ne nuk e kemi me presidentin që e ka mërin Hashim Thaçi, mund ta kishte edhe ndryshe emrin por po ta kishte thënë që e ka projekt që të lëvizin kufijtë e Kosovës, ne do të reagonim njëjtë, kurse, këta janë lidhur me personin, duhet ta mbrojnë sepse mendojnë se kjo ka konsekuenca politike në jetëgjatësinë e kësaj qeverie dhe ku është thelbi i problemit“, deklaroi sot Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Sot, pas dështimit të rezolutës në Kuvend,  Ramush Haradiaj duhet të përgjigjet patjetër në pyetjen: Pse mashtrove e gënjeve Ramush, ku mbetë lufta me Serbinë…”