Dënim tjetër për Gruevskin, 30 ditë burg për manipulim zgjedhjesh

0
176

Këshilli Gjyqësor që po trajton rastin “Titanik” i cili ka të bëjë me parregullsi zgjedhore, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, i ka shqiptuar masën e paraburgimit të akuzuarit Nikolla Gruevski.

Masa e paraburgimit prej 30 ditëve për rastin “Titanik” për Gruevskin do të fillojë që nga arrestimi i tij,

Për Gruevskin masë paraburgimi gjithashtu është shqiptuar edhe në rastet “Trajektorja”, “TNT” dhe “Dhuna në Qendër”.

Ai para disa javëve pasi u dënua me dy vite burg, u arratis në Hungari ku edhe ka marrë azil politik. Ish-kryeministri u dënua në rastin “Tanku”, i cili u hap nga Prokuroria Speciale për blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej rreth 600 mijë euro.