Deklaratë shokuese: Adelën e vranë!

0
281

Gazetarja Pranvera Vatoci ka reaguar në lidhje me vdekjen e moderatores Adelajda Xhamani.
E prekur nga kjo humbje e madhe, ajo ka bërë një postim në Facebook ku ndër të tjera shkruan se Adelën e vrau kurajo e vet.

“O njerez mbani frymën! (Impresion i dhimbshem) E vrane Adelajden!? Po po e vranë!! Jo killer dhe as grabites. E vrau kurajo e vet.

E vrau peshtjellimi qe ajo ju beri publikisht tabuve. Tabute dhe komplekset jane si grerzat.

Te versulen per vdekje po ti ngasësh , por vdekja prapeseprape eshte natyrale e njerezore. Diçka qe heret a vone zbarkon ne jeten e njeriut.

Me vrazhdesine vrastare pa pyetur per moshen dhe kontekstin.

E veçanta po njerezore dhe tokesore eshte diçka qe viktima le pas! Dhe Adelajda ndonese ju dorezua te natyrshmes vdekje, la pas te veçanten!

Nje te vecante te thjeshte sa vete thjeshtesia dhe te permallshme sa vete nostalgjia: Dashuri per jeten e lire, liri per mendimin dhe veprimin njerezor.

Adelajda ju dorezua padrejtesisht vdekjes por ne pak kohe-jete dhuroi te ne mesazhe te medha.

Mesazhet e saj e dergojne ne planete qiellore prej nga kjo krijese e brishte njerezore vijon te na sherbeje me mesazhe hyjnore.

Lamtumire e dashur! Ti ishe nje Adelajde e mire qe na inkurajove ne kohen e terrorit paternalist te guxojme!”, shkruan ajo.