Dëbohen nga Kosova dy serbë

0
222

Dy serbë janë dëbuar nga Kosova, nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Siç njofton Policia, të dyshuarit gjatë identifikimit dhe kontrollimit nuk kanë mundur ta dëshmojnë hyrjen legale në R. Kosovës.

Njërit nga të dyshuarit iu dha dënimi për të huaj, dëbim me forcë dhe ndalim hyrje për tre muaj në territorin e Kosovës, ndërsa të dyshuarit tjetër ndalim hyrje për dymbëdhjetë muaj.

Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Nemanja’ të Leposaviçit, njoftojnë mediat kosovare.