Debat dhe akuza për kërkesën milionëshe të Bechtel&Enkës: Kryeministër, po i ndryshoni fjalët

0
187

Dialogu nuk ka logjikë nëse s’përfundon me njohje reciprokeZharku:

Bechtel Enka s’mund ta kërkojë asnjë cent, se ka humbur një minutë në punishte
(E plotësuar) – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se numri i zëvendësministrave në qeverinë e tij është nën numrin e zëvendësministrave që kanë qenë në qeverinë e kaluar, ani pse nuk lavdërohet për këtë numër të tyre, ndërkohë që ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-kryeministri Isa Mustafa duke e quajtur të pavërtetë.

Haradinaj ka thënë se ish-qeverisja Mustafa ka pasur 74 zëvendësministra, por se kjo nuk është bërë shumë e madhe.

Haradinaj: Numri i zëvendësministrave nuk e kalon numrin e atyre në Qeverinë e kaluar

“Sa i përket qeverisë së tashme ju them të drejtën që nuk do të kishte përkrahjen për miratimin e një ligji që do të ndërhynte tash në qeveri. nuk them se është lajm i mirë numri i zëvendësministrave është produkt i mënyrës si është krijuar kjo qeveri. Nuk lavdërohem me këtë numër është ende nën numrin e qeverisë së kaluar, por nuk është arsyetim. Diku 74 ose 76 ka pasur qeveria e kaluar por nuk kanë bërë zhurmë, porse ka të dhëna që ekzistojnë për këtë. në janar do ta marr obligim që këta zëvendës ta nxjerrin pagën e vet duke u shërbyer qytetarëve”, tha Haradinaj.

Ndërsa, sa i përket ligjit për Qeverinë, kreu i ekzekutivit tha mund ta sjellë në Kuvend këtë ligj, vetëm nëse pajtohen të gjitha partitë që ai të hyjë në fuqi pas përfundimit të mandatit të Qeverisë aktuale.

Haradinaj: Ligjin për Qeverinë e sjelli në Kuvend pas një dakordimi mes partive

“U mundova me dhënë një perspektive edhe kohore. Ligjin për qeverinë mendoj me sjellë në Kuvend në një moment të një dakordimi politik që të paktën ata që formojnë Qeveri pas meje të kenë një kornizë ligjore. Sot partitë e koalicionit që kemi formuar qeverinë kuptohet që i kanë pritjet e veta për përfaqësim. Nesër nëse kjo është e kornizuar e ne e votojmë në parlament por që hyn në fuqi për një qeveri e ardhshme do të ishte formulë e duhur”, u shpreh Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit aktual Ramush Haradinaj i cili tha se qeveria e kaluar ka pasur numër më të madh të zëvendësministrave sesa qeveria aktuale.

Mustafa tha se qeverisja e kaluar ka pasur 47 zëvendësministra duke i quajtur të pavërteta deklaratat e Haradinajt.

“Duhet të reagoj për një të pavërtetë, që lexova se Kryeministri Haradinaj e kishte thenë në Kuvend, se Qeveria ime ka pasur më shumë zv. ministra. Numri maksimal në çdo periudhë të qeverisë time nuk ka kaluar 47 zv. ministra. Edhe kjo ka qenë shumë”, shkruan ai në Facebook.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se nuk ka logjikë që Kosova të vazhdojë dialogun nëse nuk i jep fund njohjes së ndërsjellë me Serbinë, derisa marrëveshja për drejtësi e arritur në Bruksel është një nisje e gjyqësorit në veri.

Ai theksoi se kjo marrëveshje nuk është perfekte, porse nëse rezistojnë si Kosovë, atëherë mund të shtrij ligjin sipas Kushtetutës edhe në atë pjesë të vendit.

Këtë deklaratë, kryeministri Haradinaj i dha pas pyetjes së deputetes Albulena Haxhiu se cili është qëndrimi i kryeministrit rreth kësaj marrëveshje.

Haradinaj: Marrëveshja për drejtësi, nisje e gjyqësorit në veri

“Marrëveshja për drejtësi është produkt i dialogut në Bruksel. Çfarë produkti, është një produkt i tillë të paktën e synon një nisje të gjyqësorit në veri. Kuptohet, nuk e quaj perfekte, por është një nisje e gjyqësorit në veri dhe është një ndryshim përmbajtësor për shtrirjen e ligjit edhe në veri, pra ligjit dhe Kushtetutës së vendit, sepse korniza dhe ligjet në bazë të cilit operohet janë ligji dhe Kushtetuta e vendit. Kur them nuk është perfekte, Kosova ka ende rrugë dhe punë të bëjë të arrij shtrirjen e ligjshmërisë në veri dhe të rendit”, theksoi Haradinaj.

Por, deputetja e Vetëvendosjes akuzoi Haradinajn se po i ndryshon qëndrimet nga ato që i ka pasur kur ishte në opozitë dhe tash kur është në pozitë.

Haxhiu: Kryeministër, po i ndryshoni fjalët

“Zotëri kryeministër unë kam marrë të gjitha deklaratat e seancave sa keni qenë në opozitë që e keni kundërshtuar goxha shumë marrëveshjen për drejtësinë, e keni quajtur të dëmshme dhe në anë tjetër sot janë deklarime tjera, po duken se po ndryshohen deklarimet sapo të vini në pushtet dhe për karrige natyrisht. Pyetja shtesë, a jeni në dijeni se pala kosovare ka vendosur t’ia njehë të gjitha aktgjykimet e organeve ilegale që kanë vepruar në Kosovë”, u shpreh Haxhiu.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se nuk ka logjikë të vazhdohet dialogu në tërësi nëse përfundimi nuk është me njohje reciproke.

Haradinaj: S’ka logjikë dialogu nëse s’përfundon me njohje reciproke

“Vlerësimi im në tërësi për dialogun është se pas marrëveshjes së prillit 2013ka një ngecje dhe i dini ato kualifikimet e mia që është humbur shumë kohë për Kosovën, është i tillë, mbetet i tillë, bazohet në substancë. Nuk ka logjikë që Kosova të vazhdojë dialogun nëse nuk i jep fund njohjes së ndërsjellë me Serbinë. Me kujtohet pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e para, faqja e parë ka pasur stemën e Kosovës, në faqen e dytë njëfarë ngjitësi, OSBE ka qenë në mes. Tanimë nuk ka kësi situate, përdoret dokumentacioni i Kosovës. Ju thash që është një nisje jo perfekte, edhe besoj nuk ka dikush që e quan perfekte, por është një nisje. Nëse në këtë nisje si Kosovë jemi të qëndrueshëm, mund të rezultojë me një ligjshmëri të plotë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha Haradinaj.

Ai foli edhe për mbajtjen në paraburgim të deputetëve të Vetëvendosjes për gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Haradinaj: Duhet ndalur mbajtja në burg për veprat në Kuvend

“E para, edhe në një seancë paraprake e kam propozuar që të nxirret një nen përmes të cilit këto vepra që akuzohen deputetët, mund të aprovohen dhe të merret një vendim ose amnisti, që për veprat politike, për veprat që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës të ndërpritet kjo praktikë”, tha Haradinaj.

Debat dhe akuza për kërkesën milionëshe të Bechtel&Enkës

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe deputetët e LDK-së, janë përplasur rreth kërkesës së kompanisë “Bechtel&Enka;”, për dhënien e 63 milionë eurove për shkak të shtyrjes së kontratës për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Ministri Lekaj ka shpjeguar se kjo ka ardhur si pasojë e neglizhencës së qeverisë së kaluar./BOTA SOT