David de Gea ka bërë disa pritje të jashtëzakonshme ndaj Arsenalit.

0
413

Portieri i Manchester United, David De Gea, bëri disa super pritje për Manchester United në derbin e Premierligës me Arsenal.

Spanjolli i mohoi golin kundërshtarit në disa raste, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së Jose Mourinhos.

Unitedi në fund triumfoi 3:1, duke arritur të arkëtojë tri pikë të mëdha, falë shkathtësisë së De Geas.

27-vjeçari u vlerësua me notën më të lartë për paraqitjen e tij mbreslënëse në këtë takim, derisa më poshtë mund të shihni disa nga super pritjet e tij. /Insajderi