Dasma shqiptare në Shkup në të cilën Shkurte Gashi fitoi bakshish rreth 40 mijë euro!

0
807

Nuk është dasëm sheikësh, por dasëm shqiptare në zemër të Shkupit, ku mysafirët i ka argëtuar këngëtarja Shkurte Gashi, e njohur edhe si këngëtarja me zërin e veçantë për këngët e tallavasë.Shkurtja është një nga këngëtaret e preferuara, që shumëkush dëshiron ta ketë në dasëm dhe të paguajë çmimin që ajo kërkon.

 

Por në një dasëm gjatë sezonit të dasmave që e lamë pas në Maqedoni, Shkurtja ka qenë me fat dhe ka arritur që të fitojë rreth 38 mijë euro.Një video origjinale me muzikë tallava, tregon se Shkurta ka marrë për një natë në këtë dasëm 38 mijë euro.

 

Nëse qëndrojmë vetëm një orë me një këngëtar, ai gjatë gjithë kohës ankohet se nuk po i paguhet mundi.

Por kjo nuk del të jetë kështu, pasi që, siç merr vesh Express Rozë, ata përfitojnë vetëm për një natë më shumë se një rrogë e një kryetari të shtetit. Kjo është më se evidente dhe këtë e di më së miri ai që organizon një dasmë.Më të kërkuar në mesin e këngëtarëve janë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia. Pra, çmimi i tyre sillet prej 2 000 deri në 6 000 euro.

 

Një dasmë shqiptare, përveç gëzimit familjar, paraqet kulmin e fitimit për këngëtarët e estradës shqiptare, pastaj për pronarët e restoranteve, por edhe për ata që kanë një sallon për rregullim flokësh.Në majën e hierarkisë ngjiten disa nga yjet e estradës, si: këngëtarët Meda, Labinot Tahiri (tashmë politikan), Shkurte Gashi, Afrim Muqiqi, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Remzije Osmani, Alban Mehmeti.Ata për një mbrëmje dasme, me rreth 300 mysafirë, fitojnë diku 3 500 euro për mbrëmje.