Cristiano Ronaldo po e përjeton tmerrin!

0
200

Ronaldon po kalon sezonin më të dobët në La Liga që kur u transferua te Real Madridi në verën e 2009 nga Manchester United.

17 ndeshje – katër gola, Cristiano Ronaldo po kalon sezonin më të dobët në La Liga me fanellën e Los Blancos që nga viti 2009, kur u transferua në Spanjë nga “Djajtë e Kuq”.

Besoni apo jo, sipas “Squawka”, Ronaldo ka më shumë goditje për ndeshje (6.5) se çdo lojtarë tjetër në top pesë ligat evropiane këtë sezon, por ka realizuar vetëm katër gola – dëshmia më e mirë se portugezi nuk është në formën më të mirën.

Për dallim nga La Liga, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka treguar një tjetër fytyrë në Champions League.

Pas gjashtë ndeshjeve, portugezi është golashënuesi më i mirë me nëntë finalizime.

Madridi është i vetëdijshëm se një marrëveshje gjatë muajit janar do të jetë e ndërlikuar sidomos në rast transferimi të Philippe Coutinhos te Barcelona, por Mbretërit do të kthehet për shërbimet e tij në afatin e verës.

Mbretërit gjithashtu janë të interesuar edhe për Mauro Icardin e Interit, Timo Wernerin e RB Leipzigu, Alexis Sanchezin e Arsenalit dhe Sergio Agueron e Manchester Cityt