Coutinho pozon për herë të parë si lojtar i Barçës

0
202

Prezantimi i Philippe Coutinhos te Barcelona do të vijë te hënën.

Por, braziliani tashmë ka bërë fotografitë e para si lojtar i klubit katalunas.

Ai pozoi në një nga sallat e Camp Nou para fitores 3-0 ndaj Levantes në La Liga.

Vlen të theksohet se të hënën pas prezantimit zyrtar, lojtari do të del në fushën e Camp Nou para tifozëve, por klubi ka njoftuar se biletat do të jenë të limituara.

Lojtari u ble nga Liverpooli për 160 milionë euro.

Ndërsa, se kur Coutinho do të debutojë për Barcelonën ende nuk është raportuar ndonjë informatë e sigurt. /Telegrafi/