Coutinho do të largohet në janar

0
269

Asi brazilian është shumë i interesuar që të transferohet në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi nuk arriti që këtë ta bëjë gjatë verës.

Philippe Coutinho është i vendosur që të largohet nga Liverpool në drejtim të Barcelona qysh në janar.

Barca nuk ka gjetur zëvendësues për Neymar, sidomos pasi transferimi i ri Ousmane Dembele është i lënduar, ndërsa Gerard Deulofeu dhe Luis Suarez nuk janë në formë.

Coutinho u mundua që gjatë verës të kalojë në Camp Nou, por megjithëse kjo nuk u bë, katalunasit dhe vet lojtari janë shumë të interesuar që kjo të ndodhë në janar.