Coutinho afër transferimit në Barcelonë për 150 milionë euro, nuk pendohet Interi

0
192

Pavarësisht se Philippe Coutinho është afër transferimit nga Liverpooli te Barcelona për 150 milionë euro, ish drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, thotë se klubi italian nuk pendohet që e shiti.

Interi mendoj të ketë bërë biznes të mirë në vitin 2013, kur e shiti Philippe Coutinhon në Liverpool për 8.5 milionë funte, teksa e kishin blerë 4 milionë.

Por, vlera e 25 vjeçarit sot është marramendëse dhe është shndërruar në një ndër futbollistët më të mirë në botë dhe është afër kalimit në “Camp Nou”.

“Askush te Interi nuk ka dyshuar në kualitetet e Coutinhos, madje edhe nëse ju arrini në Itali si 18 vjeçar, që është e natyrshme se mund të hasësh vështirësi”, u shpreh ai.

“Real Madridi e dëshironte atë gjithashtu, por ne kishim fjalën e familjes dhe me 2010 ai iu bashkua Interit për 4 milionë euro”, shtoi Branca.

“A vlen Coutinho 150 milionë? Aktualisht nuk ka asnjë mënyrë që mund të masësh vlerën e një lojtari në treg, kjo nuk ndodh vetëm me Coutinhon, por te të gjithë”, shtoi ai.

“Mund të them se ai është lojtar që mund t’i luajë gjitha rolet në sulm. Philippe ka qenë dhe është unik, mund të luajë me dy këmbët, nuk paraqet aspak problem për të. Kur driblon, mund ta bëjë ngado”, theksoi mes tjerash Branca