Corriere: Si funksiononte rrjeti i drogës, nga Hasi në Milano

0
185

Fshati i barinjve dhe fermerëve në malet e verilindjes së Shqipërisë, në Has 1300 kilometra larg nga Milano, ndihmon për të kuptuar gjeografinë e drogës, e cila shpesh mbërrin në Itali, “porta” e hyrjes për në pjesën tjetër të Evropës, shkruan gazeta italiane “Corriere”, që duke iu referuar hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, thotë se droga mbërrin në qytetin e Milanos, për t’u shpërndarë aty më pas.

Në shkrim thuhet se operacioni për goditjen e 4 grupeve kriminale të përfshirë në trafikun e drogës u drejtua personalisht nga kreu i policisë shqiptare Ardi Veliu dhe është ende në zhvillim.

Sipas shkrimit zgjedhja e fshatit të largët në Has të kujton mënyrën e veprimeve të klaneve shqiptare që operojnë në komunitete të varfra dhe të izoluara duke blerë heshtjen e tyre.

Historia e Hasit, ku ishte ngritur një laborator për përpunimin e heroinës, lidhet me atë të 54-vjeçarit Liman Beu i njohur ndryshe si “Mani”. Gazeta ndalon gjatë në përshkrimin e fierakut që u arrestua në Kavajë ndërsa kërkohej në Itali, ku jetoi që i ri mes Milanos dhe Brescias dhe u përfshi në grabitje të armatosura, shfrytëzim prostitucioni si dhe trafikun e lëndëve narkotike.