Çmenduria nuk ka fund! Mbi 14 mijë euro për të parë një ndeshje në Champions

0
227

Përballja në fazën e 1/16-ave mes Paris Saint Germain dhe Real Madridit do të jetë një finale e parakohshme.

Janë shitur të gjitha biletat në “Parc des Princes” kurse çmimi në tregun e zi për ri-shitje shkon deri në 14 mijë euro.

Duket në kufij të çmendurisë por gjithçka është e vërtetë ndërsa edhe në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar shitja e biletave.

“Ju informojmë se nuk ka më bileta për ndeshjen mes PSG-së dhe Real Madridit. Megjithatë ju mund të blini bileta në ‘Ticketplace’, që është faqe zyrtare për rishitje të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga kjo ndeshje dhe rezultati i ndeshjes së parë nuk dihet, biletat në tregun e zi shkojnë nga 315 euro në 14,695 euro.