ÇKA ËSHTË POLITIKA E VJETER DHE ÇKA POLITIKA E RE?

0
1876

Kohën e fundit shpesh po ndëgjojmë termret, politika e vjetër dhe politika e re. Këto dy nocione po përdoren shpesh në politikën shqiptare, sidomos sa here që po mbahen zgjedhje të partive politike nëpër hapësirat shqiptare.
Çfarë vërtet kuptohet me politikë të vjetër dhe me politike të re nuk ka ndonjë teori të veçantë politike, por ka pikpamje dhe mendime politikanësh të ndryshëm.
Mendimi skolastik se politika sa më e vjetër që është, ajo është më e pjekur, më me përvojë, më konzervative, më e konsoliduar, më analitike, më largpamëse, etj. Kurse, politika e re është më me pa përvojë, një politikë heterogjene, jo e konsoliduar, jo e sprovuar, e panjohur, e papjekur, jo mirë e analizuar, me sfida të panjohura, por me vullnet dhe vision për të mbarështruar.
Pra, politikën e re dallon nga politika e vjetër vetëm nga vullneti i energjive të mbledhura dhe visioni që parashtrojnë elitat për të ardhmen për të marrë me këtë problem.
Prandaj, jo gjithëherë, ato kuptohen si figura psh, në njerëz të vjetër, apo njerëz të rinj, projekte të reja, apo edhe projekte të vjeta.
Politika në Europë, Amerikë dhe vendet e zhvilluara nuk ndahet në të re dhe në të vjetër, por në qëllime të reja, projekte të reja, energji të reja, plane të reja dhe kështu me rradhë.
Në asnjë variantë, politika nuk nënkupton moshën e njerëzve që merren me te, por përkundrazi, në politikë sa më i moshuar, aq edhe mendimi politik është më i pasur dhe i begatshëm. Po të mos ishte kështu në SHBA kurrë nuk do të fitonte Xhorxh Bushi Plaku, apo Donald Trampi, apo në Europë kurrë nuk do të fitonte Angela Merkel, apo ndonjë politikan tjetër i vjetër me renome botërore. Politikanët e vjetër janë hartuesit, përpiluesit, analizuesit, etj të projekteve të vjetëra e të reja, ndërsa vullneti, energjia, forca, përkushtimi, kondicioni fizik padyshim se i takon njerëzve të rinj të cilët duhet të vihen në shërbim të këtyre projekteve politike të reja. Ky do të ishte pak a shumë koncepti më shkollor mbi politikën e vjetër dhe politikën e re që në fjalorin politik shqiptarë shpesh manipulohet dhe deformohet për qëllime të ngushta grupore, partiake e politike. Një parti, apo organizatë që në vete përmab politikanë të karrierës, të vjetër, ajo është një parti më me përvojë, më e pjekur dhe më me perspektivë. Po ashtu, një parti që në vehte përmban elitat e shkolluara dhe të reja, njerëz të profileve të ndryshme, padyshim që ka një perspektivë të mire, por që faktori kohë është barometri kryesorë i zhvillimit të saj.
Më, 18 dhjetorë 2017/Kastriot.
PS/Mendime personale./Fehmi Ramadani