Çizmet e shtrenjta të Marina Vjollcës

0
195

Prezantuesja e njohur marina Vjollca shquhet si një prej figurave më të dashura të ekranit.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Të ardhurat e mira nga televizioni kanë ndikuar që bukuroshja Vjollca të bëjë një jetë sa më luksoze.

Së fundmi, ajo është shfaqur në një fotografi në rrjetin social Instagram, me një palë çizme të zeza, vlera e së cilave është shumë e madhe.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet faqja “What they wearin”, e cila ka shkruar se çizmet në fjalë arrijnë kanë një çmim prej 1350 eurosh.

Fakti që shpenzojnë kaq shumë vetëm për veshje bën të mendohet se prezantuesja joshëse bën një jetë mjaft të shtrenjtë. /Telegrafi/