Çiljeta prezanton për herë të parë gjyshen labe, e shumë të bukur!

0
364

Kur bukuria është në gen, ajo do të trashëgohet brez pas brezi në pasardhës. Çiljeta Xhilaga është një ndër vajzat më të bukura të showbiz-it shqiptar, e si e tillë përveç ngjashmërisë që ka me mamin duket se këngëtarja ka marrë edhe genet e bukura të gjyshes.

Sonte Xhilaga do të jetë e ftuar në “Xing me Ermalin”, ku për herë të parë na prezantoi edhe me gjyshen me të cilën duket ngjashmëria.

Madje edhe zonja në rininë e saj ka qenë një vajzë shumë e bukur e siç tregoi edhe vetë në programin e Ermal Mamaqit këtë e thonin edhe plakat. “Kur kaloja unë rrugës, edhe plakat thonin mashalla”; tha nëna e këngëtares, gjë të cilën ne nuk e vëmë aspak në dyshim, pasi ajo edhe sot në një moshë të thyer është një zonjë shumë e bukur.