Cilësohet ‘Ronaldo i ri’, Real Madridi dhe Barcelona ‘derbi’ për talentin portugez

0
222

Talenti i Benficës, Joao Felix, po shkëlqen këtë sezon dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha.

Bëhet fjalë për dy nga gjigandët më të mëdhenj të futbollit, jo vetëm në Spanjë por edhe në Europë, Real Madridi dhe Barcelona, që duket se kanë shprehur interes për 19-vjeçarin.

Joao Felix përkufizohet si një tjetër Cristiano Ronaldo në Portugali, ndaj dhe ekipet që kërkojnë shërbimet e tij janë të shumta.

Edhe Atletico Madrid, Borussia Dortmund dhe Manchester United janë të gatshme të bëjnë çmenduri në merkato për 19-vjeçarin, i cili ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh me klubin nga Lisbona, ndërsa kontrata e tij aktuale përfundon më 2023-in.