Cila është Hande Ercel nga të dyja? Aktores i zbulojnë sozinë e saj!

0
451

Thuhet se të gjithe kemi sozi, por vështirë se i gjejmë. Ja që aktores Hande Ercel ja kanë gjetur mediet turke dhe ky lajm është shpërndarë kudo. Ajo është një blogere nga Irani, lindur dhe rritur në Hollandë. Emri i saj është Negin Mirsalehi dhe ka miliona ndjekës në instagram për shkak të stilit dhe bukurisë që e karakterizon.

Së fundmi, aktorja u vlerësua nga Golden Butterfly 2017 si aktorja më e mirë në komeditë romantike.
Hande dhe Negin kanë ngjashmëri për hir të së vertetës, ndoshta kjo dhe për efekt të make up-it. Për një gjë biem dakord të gjithë, se të dyja janë shumë simpatike.