Cila është Flaka e cila Fjolla

0
292

Flaka Kerlani vajza që filloj të merrej më muzikë qysh në një moshë të re por njihej vetëm në qytetin e saj të lindjes në Gjakovë si një art-dashëse dhe adhuruese e muzikës rock, shkruan Kosovarja.

Vajza që kërkonte më shumë famë dhe vlerësim, merr pjesë në konkursin e edicionit të katërt ‘ Ethet e së Premtes’. Dhe nga ky kopeticion ajo arriti deri në finale por jo edhe për të rrëmbyet çmimin e parë. Ka marrë pjesë nëpër shumë festivale ku ka marrë edhe çmime. Flaka vazhdon të sjell muzikë rock në tregun muzikore, më ndryshe se të gjithë këngëtarët që janë të fokusuar të muzika komerciale. Kënga e publikuar e para disa dite ndoshta e ka sjell Flakën më ndryshe në paraqitje, një Flakë më ekstravagante më e zhveshur dhe një këngë më ndryshe nga ajo që këngëtarja ka servuar për adhuruesit e muzikës rock. Në këtë këngë i kryeson defi e Flaka ka thënë se defi është diçka tradicional edhe pse nuk është instrument i yni, më mirë reklamoj atë se një qen PitBull. Mesazhi i saj është me promovuar vlerat tona. Por nga gjithçka brenda kësaj këngë “Def Star”, është pamja e Flakës që ka pësuar një ndryshim shumë të madh dhe kjo gjë ka kohë që është vënë re.Por a mund ta ketë vënë re që Flaka është shndërruar në pamje pothuajse e tëra si Fjolla Morina, a është e vetëdijshme për këtë.

Mund t’i shihni edhe ju këto imazhe që është vështirë t’i dallon cila është Flaka e cila Fjolla. /Kosovarja/