Ciklon i fuqishëm në Indi, 10 të vdekur dhe 70 të humbur

0
393

Të paktën 10 persona kanë vdekur pas goditjes nga shirat e dendur dhe erërat e fuqishme në Indinë Jugore, që provokuan edhe krijimin e ciklonit tropikal Ockhi, njoftuan sot zyrtarët.

Shtetet më të prekura nga cikloni tropikal ishin Tamil Nadu, Kerala dhe Puducherry ku si pasojë e erërave të fuqishme dhe shirave të dendur janë dëmtuar shtyllat elektrike dhe shembur ndërtesat.

“Si pasojë e goditjes nga cikloni tropikal,  të paktën 70 peshkatarë janë shpallur dje të humbur”, deklaroi shefi i Menaxhimit të Fatkeqësive në Tamil Nadu, Rajendra Ratnoo.

Mbi 1 000 persona janë evakuar në një zonë më të lartë në rrethin e Kanyakumari të Tamil Nadu ku pesë persona kanë vdekur pas incidenteve të shkaktuara nga shembjet e banesave.

Anijet dhe avionët e marinës, helikopterët e “Indian Air Force” dhe rojet bregdetare janë angazhuar në operacionet e kërkimit në det, por përpjekjet e tyre janë penguar nga moti i keq”,  njoftoi televizioni indian “NDTV”./atsh/