Çfarë kërkon Fifi nga një mashkull? Flet këngëtarja

0
217

Këtë të hënë pjesë e #thuajemepepsi në Top Albania Radio u bë këngëtarja me origjinë Kosovare, Filloreta Raçi apo siç njihet me emrin artistik, Fifi.

Nëpërmjet një lidhjeje telefonike ajo tregoi se është duke punuar për projekte të reja muzikore që përfshijnë edhe bashkëpunime me këngëtare të tjerë të muzikës moderne shqiptare.

E pyetur nëse momentalish është në një lidhje romatike ajo u shpreh se është single, e fokusuar krejtësisht në profesionin e saj dhe tek qenushi që e adhuron aq shumë. Fifi ka shtuar se lidhjet e dashurisë kërkojnë shumë kohë dhe përkushtim.

Mashkulli i ardhshëm që do të bëhet pjesë e jetës së saj duhet të jetë i gatshëm t’i kushtojë këngëtares gjithë kohën dhe vëmendjen e dosmosdoshme për të mbajtur një lidhje të mirëqënë. Ky detaj është thelbësor për të pasi në këtë mënyrë vërtetohet sesa shumë dashuri do të kishte partneri për të.