Çfarë kalkulimesh po bëhen në këmbim të votës për Demarkacionin?

0
232

Javën e ardhshme pritet të sillet në Kuvend për ratifikim Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Nga opozita kanë deklaruar se kjo marrëveshje duhet të kalojë dhe do të kalojë, ndërsa që Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do ta kundërshtojë, edhe pse nuk ka treguar metodat e kundërshtimit.

Se sa janë shanset që kjo marrëveshje të marrë numrin e duhur të votave, analisti i çështjeve politike, Fadil Lepaja, në një prononcim për gazetën “Bota sot” shprehet optimist për numrat, derisa thotë se po bëhen kalkulime.

“Nuk besoj se janë numrat për këtë marrëveshje, edhe pse konsideroj se janë duke u bërë kalkulime edhe me deputetë të partive të tjera, përkatësisht edhe të partive të tjera, përpos LDK dhe PDK të cilat janë deklaruar pro marrëveshjes. Sido që të jetë, marrëveshja duhet të shkojë në Kuvend dhe t’i nënshtrohet votimit, duke e kryer kështu obligimin shtetëror karshi partnerit. Në fakt, qeveria nuk mund të garantojë asnjëherë se një marrëveshje do të votohet nga legjislativi dhe askush madje nuk guxon të marrë kurrfarë obligimesh që e kushtëzojnë deputetin të votojë kështu apo ashtu”, është shprehur ai.

Sipas Lepajës, nëse marrëveshja nuk arrin të votohet, atëherë duhet ndjekur rrugët tjera për ta zgjidhur këtë çështje.

“Me të drejtën ndërkombëtare janë të njohura rrugët që duhet ndjekur kur një marrëveshje nuk aprovohet në parlament. Pra, me vet votimin e saj, Kosova e përmbyllë një proces, për të cilin ka pasur dhe ka shumë dilema”, ka deklaruar Lepaja