Çfarë ka ndodhur më 20 dhjetor, përgjatë historisë?

0
256

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 20 dhjetor, ndër vite:

1192 – Richard I i Anglisë kapet dhe burgoset nga Leopold V i Austrisë gjatë rrugës për në Angli, pas nënshkrimit të një marrëveshje me Salahudini duke i dhënë fund kryqëzatës së tretë. Burgosja e një kryqtari ishte në kundërshtim me ligjin publik; Papa Celestine III dha urdhër për lirimin e Richardit dhe e dënoi Dukën Leopold duke e përjashtuar nga Kisha katolike.1522 – Rrethimi i Rodosit: Sulejmani i Madhërishëm pranon dorëzimin e Kalorësve të mbijetuar të Rodosit, dhe i lejon të evakuohen. Ata përfundimisht vendosen në Maltë dhe bëhen të njohur si Kalorësit e Maltës.

1803 –Blerja e Luizianës franceze nga SHBA përfundon në një ceremoni në New Orleans, Louisiana.

1860 – Karolina e Jugut bëhet shteti i parë që përpiqet të shkëputet nga Shtetet e Bashkuara.

1912 – Konferenca e Ambasadorëve në Londër fillimisht refuzon njohjen e pavarësisë së shtetit të ri shqiptar, por në fund arrihet një kompromis falë edhe këmbënguljes së perandorisë Austro Hungareze e cila ishte kundër një porti serb në Adriatik.

1917 – Themelohet ÇEKA, forca e parë sovjetike e policisë sekrete; Çeka (akronim rusisht për komitetin e emergjencës) u krijua me një dekret të lëshuar nga Vladimir Lenini, dhe u drejtua më pas nga Feliks Xherzhinsky, aristokrat renegat, i kthyer komunist.

Në fund të vitit 1918, qindra komitete ÇEKA ishin krijuar në qytete të ndryshme.

Në vite, shumë mijëra disidentë, dezertorë, apo njerëz të tjerë u arrestuan, torturuan, ekzekutuan nga çekistët.

Pas vitit 1922, ÇEKA pësoi një seri riorganizime e ndryshime emrash. Trupat çekiste ishin përgjigjes për kampet e punës; menaxhimin e sistemit Gulag; miratonin listat me emrat e kundërshtarëve politikë; kryenin arrestime, hetime, tortura, ekzekutime dhe shtypje të çdo pakënaqësie a rebelimi të mundshëm. Çeka u bë gjithashtu model i organizimit të armës së sigurimit të shtetit në vendet e bllokut komunist.

1924 – Adolf Hitler lirohet nga burgu Landsberg, ku kaloi 264 ditë pas dënimit nën akuzat për grusht shtet në Mynih në të vitin 1923. Gjatë kohës në burg, Hitleri diktoi dhe pastaj shkroi librin Mein Kampf me ndihmën e zëvendësit të tij, Rudolf Hess.

1995- NATO merr nga OKB misionin e ruajtjes së paqes në Bosnje

Gjatë një ceremonie të shkurtër ushtarake në Sarajevë, gjenerali francez Bernard Janvier, kreu i forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, i kaloi zyrtarisht autoritetin ushtarak në Bosnjë Admiralit Leighton Smith, komandant i forcave të NATO-s në Evropën Jugore. Ceremonia solemne, i hapi rrugën vendosjes së 60.000 trupave të NATO-s në vend, për të zbatuar Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit, të nënshkruara në Paris nga udhëheqësit e ish-Jugosllavisë më 14 dhjetor.

Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në Bosnje, nisi në fillim të vitit 1992, pak pas shpërthimit të luftës për shkak të përpjekjeve serbëve të Bosnjës për t’u pavarësuar dhe iu bashkuar Serbisë. Ndonëse forca e OKB pati një rol jetik në shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullatën e varfër të Bosnjës, ajo nuk qe në gjendje të ndalonte luftimet. Gati 25.000 paqeruajtës të OKB shërbyen në Bosnje gjatë 3 viteve e gjysmë dhe gjatë asaj kohe 110 prej tyre u vranë, 831 u plagosën, dhe qindra u morën peng.2007 – Elizabeth II bëhet monarkia më e moshuar e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë, duke tejkaluar mbretëreshën Viktoria, e cila jetoi 81 vjet, 7 muaj dhe 29 ditë.

2007 – Portreti Suzanne Bloch nga artisti spanjoll Pablo Picasso, dhe Lavrador de Café nga piktori modernist brazilian Candido Portinari, u vodhën në Muzeun e Artit të Sao Paulos në Brazil.