Çfarë do të mendonte e thoshte Adem Jashari për nipin e tij?

0
217

Quhet Adem Jashari, është i biri i Lulëzimit, djali të heroit tonë Adem Jashari, prijësit të «UÇK»-së, njeriut që ndërroj historinë e re të Kosovës.

Sot është ditëlindja e Adem Jasharit. Nëse do të ishte mes nesh, mes të gjallësh, çka do të mendonte, çka do të thoshte? Pa dyshim shumëçka e për shumë kë.

Në këtë botë, në këtë Kosovë, në Prekazin legjendar, është lindur e rritur dhe po jeton një Adem i ri, Adem Jashari që është nipi i heroit, që është adoloshent, i mençur, i pashëm dhe i apasionuar pas artit, shkruan «Kosovarja».

Ademi i Ademit është nga ata djem që do të donte ta kishte secila nënë. Sigurisht që edhe gjyshi i tij do të mburrej me të./Kosovarja/