Callejon thyen rekordin e legjendës së Interit, bëhet spanjolli me më shumë gola të shënuara në Serie A

0
262

Jose Callejon i Napolit ka vendosur një rekord të ri, duke u bërë golashënuesi më i mirë spanjoll në kampionatin italian, Serie A.

Sulmuesi anësior erdhi pa shumë bujë nga Real Madridi para disa sezonesh dhe shumë pritnin dështimin e tij, ashtu sikurse te Mbretërit.

Megjithatë, Callejon ua ndryshoi mendjen atyre duke bërë të kundërtën pasi u kthye në lojtar të klasit të lart te Napoli.