Brune dhe me balluke nuk keni për ta njohur Marina Vjollcën

0
270

Moderatorja Marina Vjollca është ndër moderatorët më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagramin ku ndan me fansat e saj që janë më mijëra foto dhe video nga përditshmëria e saj.

Së fundmi moderatorja ka pozuar krah mbesës së saj Jorit të cilës gjithmonë i bën dedikime ku shpreh hapur dashurinë që ka për të.

Mirëpo një dedikim të tillë e ka bërë së fundmi dhe Jori për Marinën duke i publikuar një foto të vjetër ku shfaqen në moshë fare të vogël.

’Kjo foto thjesht tregon 1000 gjëra dhe në ditët e sotme Mina është ky person. Gjithmonë aty për çdo njeri dhe si njeriu më pozitivë që mund të ekzistoj. Betohem.’ shkruan ajo në foto ku Marina është me flokë brune dhe baluke dhe nuk njihet aspak.