Breshëri të shtënash tronditin Koloradon, të paktën tre të vdekur

0
506

Breshëritë e të shtënave kanë tronditur gjatë mbremjes së kaluar shtetin amerikan te Kolorados, ku të paktën tre persona janë vrarë brenda një dyqani në Denver.

Policia nuk e ka arestuar ende të dyshuarin, ndërkohë që dëshmtarët rrefejne panik dhe të shtëna që nuk ndalnin.

Zyrtarët e Kolorados megjithatë nuk kanë dhënë asnjë informacion rreth sulmuesit.

Dy burra mbetën të vdekur dhe një grua, e cila u plagos dhe u dërgua në një spital, vdiq në sallën e operacionit.

«Detektivët janë aktualisht duke shqyrtuar pamjet e sigurisë dhe kanë intervistuar dëshmitarët për të indetifikuar të dyshuarin (it)», tha policia në Twitter.

Situata duket potencialisht ogurzezë nga raportet fillestare të autoriteteve, shkrua “The Independent”. /SYRI.net/