Bora paralizon Kroacinë, alarm në Mal të Zi

0
287

Bora ka paralizuar pjesë të tëra të Kroacisë, ndërsa në Mal të Zi, si pasojë e shirave dhe furtunës është shpallur si meteoalarm, raportojnë mediat e atjeshme
Siç raporton Index.hr, bora ka bllokuar rrugët në Kapele, po bie pa ndërprerë në Slemen, Gorski Kotar, ndërsa rrugët e lagëta e të rrëshqitshme ka krijuar probleme në komunikacionin e brendshëm. Raportohet se për kamionë me rimorkio nuk ka ndonjë shteg të lirë kalimi në drejtim të Rijekës dhe Istirisë.

Për shkak të stuhisë shumë linja trajektesh me bregdetin e ishujve janë ndërprerë, transmeton Koha.net raportimin e medieve të atjeshme.

Rrjeti evropian i serviseve meteorologjike ka publikuar sot alarmin e kuq meteorologjik për gjithë territorin e Malit të Zi, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme. /Koha.net