Bllokohet në aeroportin Nëna Tereza në Tiranë aeroplani “Air-Serbia” i linjës ajrore Tiranë- Beograd

0
189

Aeroplani i kompanisë Air- Serbia linja Trianë – Beograd me numër fluturimi JU-5000 për tu nisur nga aeroporti “Nëna Tereza” sot në heret në mëngjes – ora 4:30 me kohën lokale me rreth 70 udhëtarë në bord- po qëndron i bllokuar në pistën e aeroportit, njofton «Bota sot» nga Tirana.

Deri tani asnjë njoftim tjetër nuk ka nga autoritetet e Aeroportit “Nëna Tereza” se kur do të niset aeroplani i cili thuhet se ka një difekt teknik në motorin e djathtë të elkiës.

Pasagjeret të cilët shumica janë për Nju Jork dhe Paris janë duke pritur në karriget e aeroportit pa asnjë lloj informacioni.