Blerina Matraku këngëtare premtuese e skenës muzikore!

0
233

Videoklipi i fundit i saj “Ku e le dashnin” duket se i dha një rrugëtim të mbarë drejt karrierës së pretenduar, shkruan Kosovarja.

Bëhet fjalë për këngëtaren Blerina Matraku, projektet e të cilës, meritojnë vlerësim të lartë, falë përkushtimit të saj për të qenë unike në artin dhe krijimet që do t’i sjellë në vazhdimësi.
Blerina, veç këndimit, del të jetë edhe një instrumentiste, me ç’rast këtë e konfirmoi përmes paraqitjes së saj në “Kënga Magjike” vite më parë. Kujtojmë, se vetë pjesëmarrja në të tilla festivale muzikore, ofron bindjen e një artisteje me tipare tipike siç do të duhej të posedonte secili pretendues për karrierë muzikore.