Blerina Ademi Sahiti kandidate për ulëse në kuvendin komunal të Mitrovicës, e rreshtuar në «Forca e Diasporës».

0
270

Blerina Ademi Sahiti, është një grua aktive dhe ambicioze!

Ajo, sot është nënë e tre fëmijëve, dhe përveç përgjegjësive rreth punëve të shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve, ajo përpiqet që kontributin e saj ta shtrijë edhe në aspektin profesional.

Studimet i ka mbaruar në «Universitetin e Prishtinës”, Fakulteti Juridik.

Përvojën profesionale e ushtron në fushën e drejtësisë dhe gazetarisë hulumtuese. Krahas angazhimit profesional, Blerina ka pasion edhe poezinë.

Çështjet sociale dhe preokupimet që ka shoqëria jonë, i shpreh përmes poezisë.

Tashmë ka një libër të botuar dhe është në proces të botimit të librit të dytë me ese.

 Angazhimin politik e ka filluar në qytetin e Mitrovicës ku edhe synon të jap kontributin personal përmes asamblesë.

Çështje që e preokupojnë më shumë janë kërkesat e shumë të rinjve për të migruar në shtetet e Evropës.

Blerina është kandidate për ulëse në kuvendin komunal të Mitrovicës, e rreshtuar në listën e lëvizjes së re politike të formuar në këtë qytet «Forca e Diasporës».

«Forca e Diasporës» është një forcë e re politike, një lëvizje inovative dhe dinamike, që në programin e saj përfshin gërshetimin e ideve të elitës mbarë shqiptare, mes diasporës dhe brenda Kosovës.

Blerina, ka vullnetin , gatishmërinë dhe mbi të gjitha përgatitjen profesionale që t’i shërbejë qytetit të Mitrovicës denjësisht , duke përfaqësuar interesat e qytetarëve paanshëm, por edhe duke përfaqësuar interesat e shtresës së mërgatës të këtij qyteti të Kosovës, sepse për këtë edhe ka marrë besimin nga kryesia e kësaj lëvizje politike, që të jetë zëri i tyre në kuvend.

Ajo në këto zgjedhje ka numrin 9 në listë, ndërsa lëvizja që ajo përfaqëson ka numrin 146. #FORCAeDIASPORËS146 #BlerinaAdemiSahiti9