Biznesmenët shqiptarë në Danimarkë të interesuar të investojnë në Skenderaj

0
188

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka pritur sot në një takim Naim Kadishanin, përfaqësues i Kompanisë Tembobyg nga qyteti Give i Danimarkës, i cili është një investitor i suksesshëm në fushën e ndërtimtarisë.

Kadishani që shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij, është interesuar për klimën investive në komunën e Skenderajt, ndërkaq kryetari Jashari e ka njoftuar atë duke theksuar sigurinë që ofron Komuna sa iu përket investimeve nga jashtë.

“Shprehu interesim të investojë në komunën tonë, me hapjen e një fabrike, që do të mundësojë zhvillim ekonomik dhe punësim të të papunëve.U pajtuam që të vazhdojmë të mbesin në kontakt, për hapat që do të ndërmerren në vazhdim sa i përket realizimit të projekteve në Skenderaj. Diskutuam edhe për mundësinë e binjakëzimit të Skenderajt me Komunën Sonderborg, dhe bashkëpunimit në shumë fusha të interesit të përbashkët”, ka theksuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sipas kumtesës për media.