Bie nga ballkoni i kullës, diplomati i shquar gjen vdekjen në Nju Jork

0
295

Një diplomat australian ka gjetur vdekjen pasi u rrëzua nga një ballkoni i një kulle në Nju Jork , ndërsa shoqërohej me miqtë.Julian Simpson, 30 vjeç, u rrëzua aksidentalisht nga parvazi i ballkonit, në katin e shtatë të një kulle në Manhatan dhe ra në katin e dytë.

Mediat amerikane njoftuan se ai kishte hipur në parvaz si pjesë e një shakaje me një mik kur pësoi rënien fatale.Simpson ishte një zyrtar që përfaqësonte Australinë në Kombet e Bashkuara, shkruan syri.net. Policia u thirr në vendngjarje rreth orës 01:00 dhe Simpson u dërgua në spital ku edhe u shpall i vdekur.Simpson kishte qenë për darkë me gruan dhe miqtë e tij kur u kthye në shtëpi për të parë ndërtesën e ‘Empire State’ , e cila ishte ndricuar për të festuar aprovimin e martesave gay në Australi, tha policia.

Kryeministri australian Malcolm Turnbull e quajti aksidentin një «tragjedi tronditëse».Ministrja e Jashtme Julie Bishop tha se ishte e pikëlluar nga vdekja e Simpson, të cilin e kishte takuar kohët e fundit në Nju Jork.

«Juliani ishte një diplomat i zellshëm, profesional dhe shumë i aftë, mbështetjen e të cilit e vlerësova jashtëzakonisht shumë, gjatë Javës së Liderëve të OKB-së,» tha ajo./SYRI.net/