BETEJA NDËRMJET NOIZY DHE COZMAN ZHVENDOSET DIKU TJETËR

0
289

Beteja në mes dy ‘label’-ëve muzikorë OTR e Babastars e cila nisi më 13 shtator të vitit 2016 para hotelit “Swiss Diamond”, tani më do të zhvendoset në Gjykatë.

Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të lënduar disa persona, përfshirë edhe Rigels Rajku, i njohur për publikun si “Noizy”, atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.

Në këtë proces gjyqësor i akuzuar është Rigels Rajku, derisa reperi tjetër, Ylber Abdullahu, i cili mban pseudonimin “Cozman”, është palë e dëmtuar.

Ndërsa Visar Shala, i njohur në tregun e muzikës me nofkën ‘Skivi’, është vetëm dëshmitar në këtë proces gjyqësor.