Besiktasi nis bisedimet me Raiolan për Ibrahimovicin

0
186

Skuadra e madhe turke, Besiktas ka bërë lëvizjen e parë për të tentuar afrimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic.

Besiktasi është e etur në përforcimin e skuadrës, pasi duan të përsëritin suksesin e sezonit të kaluar, duke u stolisur me titullin kampion.

Kështu, sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, drejtuesit e Besiktasit kanë etiketuar një emër të madh për ta sjell në skuadër.

Ky medium raporton se drejtuesit turk janë në kontakt me agjentin e Ibrahimovicit, Mino Raiola, për një lëvizje në Stamboll gjatë këtij vitit.

Suedezi 36-vjeçar shihet në Besiktas si zëvendësim perfekt për sulmuesin turk, Cenk Tosun, i cili u shit para disa ditësh te Evertoni në Ligën Premier.

TMW ka raportuar më parë këtë javë që Unitedi nuk do të qëndronte në rrugën e Ibrahimovicit nëse ai dhe Raiola e gjejnë një klub të ri