Bërnabiq: S’e njohim Kosovën nëse është kusht për hyrje në BE

0
228

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka theksuar se puna si shefe e ekzekutivit të Qeverisë ka dalë të jetë shumë më e vështirë se që e ka paramenduar ajo.

Në një intervistë të fundvitit për të përditshmen serbe “Politika”, Bërnabiq ka folur edhe për çështjen e Kosovës, anëtarësimin e vendit të saj në BE dhe ndërlidhjen e këtyre dyjave së bashku, transmeton Indeksonline.

“Rruga për në Bruksel përmes njohjes së Kosovës dhe sanksionet për Rusinë për ne janë krejtësisht çështje të mbyllura. BE është drejtimi ynë strategjik, por jo me çdo kusht”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo tha se Serbinë e sheh mirë dhe se e di çfarë duhet bërë.

“Kam përkrahje të madhe nga Presidenti i Republikës”, tha ajo.