Bashkëpunimi i Genc Prelvukajt me DJ Dagz dhe Dj PM pëlqehet nga publiku dhe nga shumë artistë (Video)

0
236

Pas disa hiteve të një pas njëshme, treshja e famshme Genc Prelvukaj, DJ Dagz dhe DJ PM, të shtunën që lamë pas u rikthyen me bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Unstoppable” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila që në ditët e para ka marrë kritika pozitive si nga adhuruesit po ashtu edhe na miqtë e treshes.

Mbështetje të madhe treshes Prelvukaj, Dagz dhe PM për këngën e tyre më të re, i kanë ofruar edhe shumë artistë të cilët nuk kanë ngurruar që ta shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale bashkëpunimin më të ri nga kjo treshe.

Në mesin e këtyre artistëve janë: Ledri Vula, Gjiko, Dhurata Dora, Lumi B, Young Zerka, Ronela Hajati e shumë artistë të tjerë.

Kënga e cila është punuar nga produksioni Black Fish Entertainment, deri më tash ka marrë 250 mijë klikime në kanalin Youtube, gjë që paralajmëron se do të jetë një sukses i radhës për treshen.

Dagz dhe PM janë prej deejayve më të kërkuar.

Genci nga ana tjetër erdhi me projektin e ri pas dy dueteve me të dashurën, Eni Koçin. /Telegrafi/