Barcelona – Levante, formacionet zyrtare

0
219

Barcelona dhe Levante kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll.

Gjiganti katalunas është nikoqir i Levantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të La Ligas, e cila zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 16:15.

Skuadra e Ernesto Valverdes nuk di për humbje në këtë sezon dhe dëshiron të vazhdoj serinë e fitoreve edhe në takim ndaj Levantes.

Në anën tjetër, mysafirët kanë tri barazime nga katër ndeshjet e fundit në kampionat dhe do të ishin shumë të kënaqur nëse do merrnin një pikë.

Valverde ka bërë disa ndryshime të vogla në formacion, ku shihet rikthimi i Ousmane Debele si titullar, ndërsa trajneri i mysafirëve starton me formacionin më të mirë të mundshëm.

BarcelonaTer Stegen; Roberto, Mascherano, Vermaelen, Alba; Rakitic, Paulinho, Iniesta; Dembele, Suarez, Messi.