Barcelona e vendosur për të blerë një sulmues

0
257

Skuadra nga Camp Nou është duke shikuar të gjitha mundësitë për blerjen e asit të Lyon, për të cilin interesim kanë shprehur edhe gjigantë tjerë të Europës.

Barcelona ka rritur interesimin për të nënshkruar me Nabil Fekir, pas raportimeve se Arsenal ka bërë ofertë për sulmuesin e Lyon.

Fekir ka pasur një edicion të shkëlqyeshëm deri tani tek Lyon, duke u bërë cak kryesor i Arsenal, por edhe skautët e Real Madrid e kanë përcjellur.

Megjithatë Barca është e vendosur që të mos dështojë në blerjen e tij, ndaj ka rënë në kontakt me agjentin e tij, për një transferim që besohet të jetë rreth 50 milionë eurosh.