Banditët e PAN-it i vunë në tavolinë një palë Rezolutë, për ta nënshkruar Shpendi

0
268

Shantazhimi zinxhir e tmerrues vazhdonKalkulimet shantazhuese për komisionin dialogues

Krerët e PAN-it, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, me lukuninë e tyre zhurmuese, kanë denoncuar Hashim presidentin, për pazaret e pista me presidentin serb Vuqiç. Të konstatosh projektin e tradhtisë, siç është ndarja e Kosovës, dhe të mos e parandalosh atë, kur të jepet mundësia, bëhesh pjesë e kësaj tradhtie.

Rezoluta e opozitës për ndalimin e Hashim presidentit ta kryesojë dialogun, me mujshi e paligjshëm, u refuzua nga koalicioni kriminal PAN. Krerët e PAN-it, përfshi edhe pacollët, demantuan vetën, duke dëshmuar hipokrizinë e tyre, deri në rrugaçëri.

Shantazhimi zinxhir e tmerrues vazhdon

Shpend Ahmeti i PSD-së është në hall. Ndonëse i ardhur në krye të Prishtinës me votat e Vetëvendosjes, ai duhej të ishte shumë kooperativ, bashkëpunues me subjektin e ndarë. Gjenerali frëng Napoleon, më shumë i urrente mosmirënjohësit, se sa edhe tradhtarët. SHIK-u i kudondodhur mbron me fanatizëm krijuesit e vetë. Dhe, Shpendi me shokë e njeh fuqinë e kësaj lubie të nëntokës.

Fillimisht, ndarja e pastaj prishja e koalicionit me Vetëvendosjen, dobësoi integritetin e PSD-ë të Shpend Ahmetit. Kërcënimi, shantazhimi i PAN-istëve se mund ta bllokojnë e shkarkojnë lehtësisht atë, nga posti i kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpendi me shokë u dorëzuan, madje, turpshëm e «pa fije gajreti»!

Banditët e PAN-it i vunë në tavolinë një palo Rezolutë, për Dialogun, për ta nënshkruar Shpendi, duke i dhënë, falsifikueshëm, autorësinë e PSD-së. Shpendi u pajtua të jetë nënkryetar i Komisionit Dialogues me Serbinë, kinse «për ta shpëtuar Kosovën», njësoj si Pacolli, i cili tradhtoi koalicionin, iu bashkua PAN-it, duke e vënë krimin në pushtet. Fjalët e mëdha se «nuk bëjmë koalicion me PDK-në», ranë në ujë. «Zor me dekë pa një marre», – thonin pleqtë.

Shantazhi zinxhiror, me dosjet e qendisura nga SHIK-u, vazhdon. Hashim presidenti, njëherësh, themelues i Organizatës ilegale terroriste SHIK, e ruan me xhelozi dosjen e krimeve, gjatë dhe pas luftës, në Dukagjin. Dhe, e shantazhon Ramush Haradinaj, për eleminimin fizik të kundërshtarëve politikë, madje, edhe të dëshmitarëve të mundshëm, duke arsyetuar se «kjo bëri të domosdoshme krijimin e Gjykatës Speciale jashtë Kosove».

Jemi mësuar me sinqeritetin e Dardan Molliqaj, në raport me Albin Kurtin. Por, në një intervistë, fort të mundimshme, për t`ia zgjatur jetën PAN-it, me gjithë bagazhin e krimeve dhe të aferave korruptive, hajnore, bëbëzoi mjerueshëm.

Krerët e PAN-it janë të akuzuarit e parë nga populli i Kosovës. Ata janë njësh me Hashimin, andaj edhe u bënë bllok kundër Gjykatës Speciale. Zënkat mes vetit janë për dominim, epërsi. Por, ideologjia dhe krimi i koalicionoi në kohë lufte dhe paqeje. Luftën e sabotuan dhe përgjakën kundërshtarët politikë, gjatë dhe pas luftës. Atëherë, pse u dashka me ua zgjatur pushtetin kriminal dhe korruptiv, hajnor, këtyre horrave?! Mos, vallë, nuk e dinë Shpendi me shokë këtë të vërtetë sipërore?! Absolutisht po.

Kundër-akuza bajate e PSD-së është se «LDK-ja dhe Vetëvendosje kundërshtojnë Komisionin Dialogues për arsye të veta politike!» Vërtet, është e kundërta. Për politikë dhe «strehim politik» zvarritët pas PAN-it PSD-ja, e tmerruar nga sondazhet se nuk arrin ta kalojë as pragun ligjor, në zgjedhjet e pritshme. Sinqerisht, me dhimbsën vajzat dhe djemtë luftarakë të ish-Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po viktimizohen, për interesa personale e karrieriste të kozmopolistit sharlatan Shpend Ahmetit.

Thirrjet e përsëritura të krerëve të shpëlarë PAN-istë, kinse «për bashkim në interes të vendit», janë një hipokrizi e ndyrë. Mjafton ta kujtojmë bojkotin e tyre, në Seancën Parlamentare, kur LDK-ja dhe VV-ja parashtruan Rezolutën e tyre bazike për Dialogun me Serbinë. Nga 29 ministra e kryeministra, asnjëri syrësh nuk ishte i pranishëm në Sallën e Kuvendit. Madje, as vetë Kryeministri Haradinaj, që e bllaçitë fjalën «bashkim», deri në tautologji, përsëritje bajate. Një hipokrizi e mospërfillje e lexueshme ndaj opozitës, meriton të njëjtën përgjigje dhe denoncim publik se me të inkriminuarit faktik, nuk mund të këtë bashkim dhe aq më pak bashkëpunim.

Qëndresa kundërshtuese e LDK-së dhe e Vetëvendosjes, ndaj një Komisioni Dialogues, thellësisht, të inkriminuar, është shumë parimor dhe, tërësisht, atdhetar. Krerët e PAN-it, janë po aq të shantazhuar nga Serbia, sa është edhe vet shefi i tyre, Hashim presidenti. Pafajësitë fiktive të gjykatave politike, kalkuluese e majm të paguara, u ka dalë boja me kohë. Varret e viktimave të tyre janë këtu, në tokën e Kosovës mëmë, si dëshmi faktike e krimeve seriale. Mjaft më me mashtrime e broçkulla!/shkruan /botasot